Aktualitet

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga zjarri apartamenti në Elbasan, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Shkruar nga Liberale

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga zjarri apartamenti në

Një apartament në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur nga familjarët.

Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohet për dëme të shumta materiale.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH