Aktualitet

Grup kriminal e pengmarrje/ Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy shqiptarët e shumëkërkuar (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Grup kriminal e pengmarrje/ Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia dy

Dy persona të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, rrëmbim dhe dhunë janë arrestuar në Itali dhe Gjermani dhe më pas janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

Sipas policisë bëhet me dije se në Gjermani u arrestua 21-vjeçari Kledjon Berberi, i kërkuar për veprimtari në formën e grupit të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të kanabisit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 21-vjeçarin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa në Itali është vënë në pranga dhe është ekstraduar në Shqipëri 35-vjeçari nga Korça, Danjel Lalaj për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”. 35-vjeçari, në qershor 2024, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka mbajtur pa dëshirën e tij, me forcë, brenda një automjeti, duke e dhunuar rëndë një person.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH