Kryeqyteti dhe shumë qytete të tjera si Vlora, Kruja, Berati, Fieri etj, janë veshur sot më 28 nëntor me ngjyrat kuqezi për të festuar 112 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së kombit tonë.
Pak më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur Parada e Shqiptarëve, ku një numër i lartë pjesëmarrësish të veshur me veshje tradicionale nga krahina të ndryshme, po përshkojnë bulevardin kryesor të Tiranës.
Parada pritet të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Hapja e saj u bë disa aktorë të veshur si ismail Qemali dhe firmëtarët e pavarësisë.
Flamujt kombëtar ishin vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar”, ku ngjyrat kuqezi kishin “veshur” dhe institucionet kryesore të vendit.
Ndërsa në qiell fluturonin dy balona me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës.