Aktualitet

Endri Shabani apo Adriatik Lapaj? Nisma "Thurje" zbulon se cili prej tyre do hyjë në Kuvendin e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Endri Shabani apo Adriatik Lapaj? Nisma "Thurje" zbulon se cili prej

Kreu i nismës "Thurje", Endri Shabani në një lidhje live për emisionin maratonën në Top Channel “Shqipëria Vendos”, komentoi deklaratën e bashkëpunëtorit të tij Adriatik Lapaj, i cili tha se nëse do të merrte vetëm një madat në Tiranë, nuk do të hynte në Kuvend, por do ta pasonte mandatin. 

Shabani u shpreh se është dakordësuar me Lapajn që të kandidonin në listë të hapur dhe kush prej tyre të kishte më shumë vota, do shkonte në Kuvend.

“Padyshim që ishim më optimistë se rezultati. Po është historike që 10% e shqiptarëve kanë votuar për forcat e reja. Shoqëria shqiptare po ndryshon. Shumë njerëz e shohin me pesimizëm por duhet kuptuar që nuk ka nevojë t’i vjedhësh votat me armë apo me mashtrim, por i vjedhin me formulë. Merr gjithë këto vota dhe nuk përkthehet në mandat. Votuesi shqiptar nuk përfaqësohet për shkak të një sistemi. Ne jemi dakordësuar që të garojmë në listë të hapur. Më i votuari do hyjë në Parlament. Tani i takon Lapajt. Pastaj, zotimet personale i takojnë vetëm Lapajt.“- tha Shabani.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH