Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye më 3 maj, bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, po vijojnë pa ndërprerje, por fatkeqësiht asnjë gjurmë ende.
Ndërkohë, grupeve të kërkim-shpëtimit i janë bashkuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët kanë mbërritur ditën e sotme pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.
Aktualisht janë konstatuar vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inerteve, si pasojë e çarjes së një prej rezervuareve të filtrimit të ujit.
Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë, si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.