Aktualitet

Eksperti i bindur: Toka është e sheshtë dhe planetet nuk ekzistojnë

Shkruar nga Liberale

Eksperti i bindur: Toka është e sheshtë dhe planetet nuk

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arianit Sllamniku

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arianit Sllamniku, mendon se “Toka është e sheshtë dhe se njeriu nuk ka shkuar kurrë në Hënë”. Këtë e deklaroi me bindje sonte në “Opinion”.

“Si do t’i drejtohej hoxha qabes nëse ajo është këtej, e hoxha nga ana tjetër?! Nuk ka tokë sferike, të rrumbullakët! E kemi Diellin që e shohim çdo ditë, që është shumë larg dhe e shohim me sy. Ndërkohë Marsi që është më pranë, nuk e shohim dot me sy! Kush është personi i parë që ka zbritur në Hënë?! Ai që e ka xhiruar zbritjen e Amstrong në Hënë është personi i parë”, tha ai.

Edhe për pandeminë e Covid-19 mendon se ishte një konspiracion global, e madje me librin e tij në dorë “Plani i madh”, vë në dyshim ekzistencën e planetëve.

“Ka fakte se ekzistojnë planetet? Teleskopin ta rregulloj unë, fotografinë ta bëj kukull! Kemi edhe teorinë tjetër, teorinë e planeteve në besimet abrahamike. Përshembull në Kuran nuk ke planet tjetër përveç Tokës, Diellit, Hënës dhe yjeve”, shtoi ai, por pati kundërshti të forta nga ana e teologut Justin Topulli.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH