Aktualitet

E RËNDË/ Aksidentohet autobusi i ekipit të vajzave të volejbollit, anulohet ndeshja me Tiranën

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Aksidentohet  autobusi i ekipit të vajzave të

Autobusi i ekipit të Skënderbeut, i volejbollit të vajzave, është përfshirë në një aksident rrugor.

Aksidenti ndodhi në afërsi të Prrenjasit, ku në aksident u përfshinë disa automjete.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Raportohet se vetëm dy-tre vajza kanë pësuar dëmtime të vogla por pa probleme për jetën.

Si pasojë e aksidentit ndeshja e parashikuar me Tiranën, është anuluar.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH