Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se numërimi i votave të shqiptarëve që kanë votuar nga jashtë vendit pritet të përfundojë brenda kësaj jave.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se puna e numërimit është e vështirë dhe zhvillohet nën presion, pasi aty ndodhen kandidatë, vëzhgues dhe media. Por, sipas tij, gjithçka po ecën mirë dhe procesi është drejt përfundimit.
“Deri në fund të javës do të kemi edhe rezultatin e votave nga jashtë, dhe me këtë do përmbyllet i gjithë procesi i numërimit të votave,” u shpreh Celibashi.