Aktualitet

“E PËRÇOVA VETË TRUPIN NË MAKINË, MË PA DIKUSH!” Rrëfimi i ri tronditës i vrasësit të Ilarias ndez hetimet.

Shkruar nga Liberale
“E PËRÇOVA VETË TRUPIN NË MAKINË, MË PA

Një tjetër kthesë dramatike në hetimet për vrasjen makabre të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula. Autori i dyshuar, Mark Samson, ka ndryshuar sërish dëshminë duke pretenduar se dikush e ka parë në momentin kur po transportonte trupin e pajetë të Ilarias në një valixhe drejt makinës së tij.

“Jam i fortë, e ngarkova vetë valixhen. Më ka parë edhe një person,” shkruan ai në një letër të dorëzuar prokurorëve nga avokatët e tij, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për autoritetet: kush është dëshmitari dhe pse nuk është paraqitur deri më sot?

Deklarata e re vjen ndërsa hetuesit kanë zbuluar se 23-vjeçari ka gënjyer vazhdimisht, duke fshehur dështimin në studime, rolin e nënës së tij në pastrimin e vendit të krimit dhe duke manipuluar telefonin e viktimës për të krijuar alibi të rreme.

Rrëfimi i fundit i Samson ka rikthyer në qendër të vëmendjes një dosje që ka tronditur opinionin publik, ndërsa policia është në kërkim të dëshmitarit misterioz që mund të zbulojë të vërtetën e plotë të kësaj tragjedie.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH