Opinion

FJALIMI nga Azgan HAKLAJ: Refleksion në ditëlindjen e kombit

Shkruar nga Liberale

FJALIMI nga Azgan HAKLAJ: Refleksion në ditëlindjen e kombit

Azgan Haklaj* 

Sot është një ditë e shenjtë për Kombin Shqiptar, e cila do të ngelet e tillë në gjithë ekzistencën tonë nacionale.

Është ditëlindja e Gjergj Kastriotit (Skënderbeu), i cili ishte atleti i lirisë, krishterimit e oksidentalizmit, pasaporta e Europës tek e cila duam të integrohemi sot. E zgjodha pikërisht këtë datë për të realizuar një edicion special “Sofrës Dardane”, në zemër të Shqipërisë.

Ky aktivitet pan-shqiptar që vijon prej afro 25 vitesh, sidomos në kontekstin ku ndodhet kombi ynë nuk është thjesht kulturor e artistik por edhe politiko-strategjik.

Situata e rëndë që ka sjellë oligarkia politike më  korruptive në Shqipëri, mbrapshtia e qeverisë në Kosovë, kanosja e rëndë që po ju bëhet të drejtave universale të fituara me gjak në Maqedoninë e Veriut, harresa e Kosovës Lindore (Luginës së  Preshevës) nga lidershipi shqiptar, pazaret e ndyra herë të fshehta e herë hapur me kauzën çame për pushtet, apo dhe kusaria shoviniste që tenton t"ju bëhet pronave shqiptare në Ulqin në Mal të Zi e bëjnë imperative reflektimin tonë të thellë kombëtar.

E në këto kushte jo vetëm festimi por mbi të gjitha mejtimi mbarëshqiptar dhe udhëtimi në kujtesën e largët por krenare të Gjergj Kastriotit është një apel përmes artit për bashkim e drejtim serioz e idealist të trojeve tona.

Natyrisht që Unioni Artistik i Kombit Shqiptar të cilin unë drejtoj ka zgjedhur rrugën e bashkimit etnik kulturor si rrugën me të ndjeshme të bashkimit e unifikimit shpirtëror.

Kultura, gjuha e historia janë elementët me relevantë të shpirtit tonë kudo ku ka troje dhe gjak shqiptar.

Ky postulat te unë dhe të gjithë ata që më kanë përcjellë e mbështet në këtë udhëtim të vështirë e sfidues por dhe krenar e frymëzues  ka qenë një mision që ma ka diktuar geni dhe nëndija atdhetare dhe i tillë do mbetem.

Bashkimi ynë, euroatlantizmi dhe integrimi përmes gjithë shanseve që na jep koha duhet të masivizohet, por së pari duhet të inkorporohet në ndërgjegjen e secilit.

E pikërisht sot në këtë ditë të shenjtë unë gjeta rast të përmbyll edhe udhëtimin tim politik euroatlantik elektoral për zgjedhjet e 11 majit si kandidat për deputet në kryeqytet.

Përpara tubimeve në hotele luksove e  klisheve  retorike politike unë preferova ta përmbyll me lahutën e flamurin e Deçiçit të Ded Gjon Lulit, me folkun trimëror të Drenicës së Azem Galices., Shaban Polluzhës  e Adem Jasharit, me veshjet unifikuese të Malësisë, me kërcimin mistik të Osman Takës në tehun e singisë me kërcimin vendçe të Malësisë së Gjakovës, tani pjesë e UNESCO-s, me ritmet brilante të Karadakut, me mesazhet e folkut të Dibrës Madhe, me këngët hymn të UÇK- së së lavdishme që na sjellin në vemendje thyersit e kufijve të vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve Luan Haradinaj, Sali Çekaj, Fadil Nimani, Njazi Azemin.

Me këngën Piskamë të Preshevës, duke bërë kështu një kolazh të bukur të trojeve iliro-dardano-arbërore!

Të nderuar pjesëmarrës!

Ky bashkim shpirtëror e kulturor është një prelud i takimit të madh që euroatlantikët do të bëjnë me dt 8 maj në pallatin e sportit Asllan Rusi në orën 19-të, ndaj në këtë ditë të shenjtë të ditëlindjes së simbolit  kombëtar e shtetëror Gjergjit tonë  ju bëj thirrje shumë vllaznisht por tepër shqiptarisht ejani me ne.

Shqipëria meriton më shumë!

Motra dhe vëllezër:

Mirë se keni ardhur në këtë ditë të shenjtë për të festuar por edhe për të  reflektuar e besatuar se misioni ynë vazhdon.

Atdhetaria nuk të pasuron materialisht por të jep një pasuri të paçmuar e të pamatshme shpirtërisht ndaj të gjithë së bashku të jemi krenar për misionin tonë.

Po i mbyll këto rreshta me një fjali të thjeshtë por plot kuptim të Roberto Benjinit:

"Jeta është e bukur jo vetëm kur je mirë ti sot por kur mendon e punon për vendin tënd pandërprerë...sot dhe mot".

* Fjala e mbajtur në takimin special të SOFRËS DARDANE në KAMËZ

FJALIMI nga Azgan HAKLAJ: Refleksion në ditëlindjen e kombit

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH