Kardinalët e përfshirë në konklavin sekret në Vatikan do të kthehen në Kapelën Sistine të enjten në mëngjes, për të votuar përsëri se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm.
Në ditën e parë të konklavës, nga oxhaku doli tym i zi, që do të thotë se kardinalët e mbyllur brenda nuk kishin arritur të merrnin një vendim, shkruan BBC.
Kardinalët do të hanë mëngjes para Meshës ku më pas janë planifikuar votime gjatë gjithë ditës – dy në mëngjes, dy në fund të pasdites.
Vota e parë do të jetë në orën 10:30, e ndjekur nga një tjetër në orën 12:00.
Kardinalët do të hanë drekë, e ndjekur nga dy votime të tjera afërsisht në orën 17:30 dhe 19:00, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Megjithatë, nuk ka gjithmonë tym për secilën nga katër votimet. Në votimet e para në mëngjes dhe pasdite, ka vetëm tym të bardhë nëse zgjidhet një papë i ri. Përndryshe, ka vetëm dy lloje tymi – në fund të mëngjesit dhe në fund të seancës së mbrëmjes.