Aktualitet

Detaje nga vrasja në Has/ Policia arreston motrën e viktimës

Shkruar nga Liberale.al

Detaje nga vrasja në Has/ Policia arreston motrën e viktimës

Një konflikt i ashpër për çështje pronësie në fshatin Pla të Hasit ka përfunduar në një ngjarje tragjike, ku një 41-vjeçar vrau një bashkëfshatar pas një zinxhiri përplasjesh mes dy familjeve. Autori i dyshuar i vrasjes është Ylber Jaku, i cili këtë mëngjes ka zënë në pritë dhe më pas ka vrarë Ryshyt Sallahun, duke e lënë të pajetë pranë banesës së tij.

Ngjarja ka qenë e paralajmëruar, pasi vetëm një ditë më parë, motra e viktimës, 21-vjeçarja A. S., kishte goditur me mjete të forta prindërit e autorit të dyshuar, A. J., 65 vjeç, dhe V. J., 60 vjeçe. Sipas raportimeve nga gazetari i Top Channel, Bekim Lekica, babai i autorit ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas trajtimit mjekësor, ndërsa nëna vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar A. S. për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Plagosja e lehtë me dashje", duke e shoqëruar me procedim penal. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, ngjarja fatale nuk u parandalua.
Materialet hetimore janë dërguar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH