Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë eksplozive një ditë parë në Elbasan.
Burime për mediet bëjnë me dije se brenda banesës së katit të katërt ku shpërtheu lënda plasëse, jetonte Xhovana Nikolli së bashku me motrën e saj.
Banesa ka qenë marrë nga e motra dy vite më parë që jetonte në Elbasan, ndërsa Xhovana kishte rreth dy javë që kishte shkuar atje.
Xhovana bëri bujë në medien rozë, në momentin kur i shkoi Amarildo Nikollit me vello të bardhë dhe fustan nusërie, në ambientet e burgut 313 në kryeqytet.
Sipas burimeve, Nikolli rezulton të jetë e dashura e Amarildo Nikolli alias Xhenje, i cili është bërë i penduar i drejtësisë dhe dosja e tij po hetohet nga SPAK. Ai u ndalua në Vlorë rreth 1 vit më parë e ndërsa kishte dyshime se në qytetin bregdetar do të kryentë një vrasje.
Xhovana bashkë me motrën e saj kanë qenë në banesën e saj në momentin kur ndodhi ngjarja.
Para policisë së Elbasanit e reja nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim duke u shprehur e rezervuar, duke thënë se shpjegime do t’i japin vetëm SPAK-ut pasi sipas tyre problemi është i madh.
Ndërkohë, 26 vjeçari, Enea Themollari, i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës.
Në një video të publikuar së fundmi nga vetë Xhovana Nikolli në rrjetet sociale, ngrihen dyshime se ajo ka përplasje dhe me të dashurën e një tjetër vrasësi me pagesë, i cili po ashtu është kthyer në të penduar të drejtësisë.