Aktualitet

Aksidenti i rëndë në aksin Maliq-Korçë/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin, si paraqitet gjendja e shoferit

Shkruar nga Liberale
Aksidenti i rëndë në aksin Maliq-Korçë/ Mjeti del nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur paaditen e sotme në aksin rrugor Maliq-Korçë, ku një automjet ka dalë nga rruga në fshatin Vloçisht.

Mjeti që drejtohej nga një 45 vjecar, ka pësuar dëme materiale ndërkohë që i lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i cili po merr mjekim në spital.

“Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH