Aktualitet

“Giro d’Italia” dhuron spektakël në Tiranë! Çiklisti britanik dominon etapën e dytë

Shkruar nga Liberale

“Giro d’Italia” dhuron spektakël në Tiranë!

Sot ishte një ditë historike për Tiranën. Kryeqyteti shqiptar ishte sot në qendër të vëmendjes për adhuruesit e sportit e veçanërisht të çiklizmit nga mbarë bota. 

Joshua Tarling (Ineos Grenadiers) triumfoi në etapën e dytë të Giro d’Italia, një kronometër 13.7 km që u zhvillua në Tiranë.

Çillisti britanik, 21-vjeç, regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas rivalët e tij të mëdhenj.

Tarling shfrytëzoi terrenin e sheshtë dhe të shpejtë të Tiranës, duke arritur një shpejtësi mesatare prej 56.671 km/h, një arritje e jashtëzakonshme për një garë të tillë.

Ai ka kaluar me 13 sekonda Bissegger dhe me 18 sekonda Pogačar, dy nga favoritët kryesorë për fitimin e garës.

Me këtë fitore, Tarling ka marrë drejtimin e klasifikimit të përgjithshëm dhe është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë edicion të Giro d’Italia. Ai ka shprehur se ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë e tij dhe për të kontribuar në suksesin e ekipit Ineos Grenadiers. 

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH