Aktualitet

EMRAT/ Dy kushërinjtë në Kukës dyshohen se po “blinin” vota për PSD-në e Tom Doshit

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Dy kushërinjtë në Kukës dyshohen se po

Detaje të reja mësohen nga aksioni i policisë dhe SPAK në Kukës, ku u shpallën në kërkim dy persona për dyshimin e kryerjes së krimeve zgjedhore.

Mësohet se dy personat e shpallur në kërkim, Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi janë kushërinj dhe dyshohet se shpërndanin para duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, megjithëse nuk bëhet e qartë se çfarë kanë arritur të gjejnë.

“Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njoftoi më herët policia e Kukësit.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH