Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 43-vjeç është plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur kur një kamion është përplasur me një mur, dhe për pasojë shqiptari ka mbetur i zënë mes tyre. Ai ka pësuar dëmtime serioze në zonën e legenit dhe barkut.
Punëtori është dërguar menjëherë në spitalin e Trevisos dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët dhe inspektorët e punës (Spisal), të cilët po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.