Aktualitet

Aksident i frikshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi përfundon në trotuar, shpëtojnë mrekullisht këmbësorët

Shkruar nga Liberale

Aksident i frikshëm në Durrës/ Makina me shpejtësi

Një automjet i drejtuar nga një vajzë e re teksa lëvizte me shpejtësi natën e kaluar në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit, te “Rruga e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit ka shkaktuar aksident.

Mësohet se shoferja ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lëvizjes mbi normat e shpejtësisë.

Pas kalimit të rreth-rrotullimit, 22-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe mjeti i drejtuar prej saj u përplas me një pemë, një automjet tjetër, si dhe një nga dyqanet buzë rrugës. Mjeti ka përfunduar në hyrjen e një pallati, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. 

E reja u dërgua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policianuk ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH