(Foto ilustruese)
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit A.P., 40 vjeç në fshatin Halil.
Informacion paraprak
Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Gazeta Liberale