Aktualitet

Shpërthen lënda plasëse në një makinë tek Unaza e Re, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Shkruar nga Liberale
Shpërthen lënda plasëse në një makinë tek Unaza e

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Mësohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje, në zonën e Unazës së Re, afër rrethit të Selitës.

Për pasojë, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Siç mëson gazetarja Bezat, të plagosur kanë mbetur 42-vjeçari Mikel Harizaj dhe 26-vjeçari Serini Dumi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH