Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 350 milionë euro deficiti tregtar për muajin mars, Shqipëria ‘dashurohet’ me tregun kinez, i largohet Italisë

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

Shqipëria gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka rritur importet dhe eksportet nga Kina dhe i ka ulur ato me Italinë. Krahasuar me një vit më parë importet dhe eksportet kanë rënë, ndërsa sipas të dhënave të INSTAT është thelluar deficiti tregtar.

Në Mars 2023, sipas Instat, eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me -11,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 9,8 %, në krahasim me muajin Shkurt 2023. Importet e mallrave arritën vlerën 81 mld lekë, duke u ulur me -3,7 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 15,9 %, në krahasim me Shkurt 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 38 mld lekë, 350 milionë euro, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me Mars 2022 dhe me 23,3 %, në krahasim me Shkurt 2023.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave, sipas Instat, arritën vlerën 123 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 mld lekë, duke u rritur me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 86 mld lekë, duke u ulur me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e eksporteve prej -11,7 %, kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,8 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,8 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,2 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +1,5 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +1,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e importeve prej -3,7 %, krahasuar me Mars 2022, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me -1,5 pikë përqindje. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +2,1 pikë përqindje.

Si tremujor, importet janë rritur me 0,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +1,7 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +0,2 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,1 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,9 pikë përqindje.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Mars 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2022 janë: Kosovë (2,0 %), Greqia (28,0 %) dhe Spanja (170,5 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (17,5 %), Gjermania (17.0 %) dhe Kroacia (22.1 %).

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (2,5 %), Greqia (66,4 %) dhe Maqedonia e Veriut (47,8 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (8,5 %), Gjermania (21.8 %) dhe Kina (49.0 %).

Në muajin Mars 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (2,8 %), Gjermania (2,5 %) dhe Zvicra (335,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2022 janë: Italia (1,5 %), Turqia (22,4 %) dhe Greqia (25,5 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (28,3 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (55,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,7 %), Turqia (11,2 %) dhe Greqia (19,0 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,1 %, të gjithë tregtisë. Në Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 75,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,6 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Turqia (7,5 %), Gjermania (6,4 %) dhe Greqia (6,2 %).

Në periudhën Janar – Mars 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,5 %), Turqia (7,4 %), Kina (6,8 %) dhe Greqia (6,8 %).

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH