Sport

Irani kthehet në shtëpi, SHBA-në 'heroike' e pret Holanda për një vend në çerekfinalet e Botërorit

Shkruar nga Liberale

SHBA fitoi ndeshjen historike me Iranin, ndonëse me rezultat minimal, 1-0, duke avancuar më tej, në 16 më të mirat e Kupës së Botës. Tre pikë të çmuara për amerikanët, në një ndeshje te tensionuar edhe politikisht, përballë një kundërshtari direkt për vendin e dytë.

Pulisic shënoi golin e fitores për SHBA, në ’38, gol që mbeti në fuqi deri në minutat e fundit. Irani e kishte fituar ndeshjen ndaj Uellsit dhe i duhej të paktën një barazim. Emocione në fund, pasi një gol i Iranit do të kualifikonte vendin aziatik, i njohur politikisht për armiqësinë historike me amerikanët. SHBA me dy barazime, pas fitores në ndeshjen e fundit të grupit, u ngjit në kuotën e 5 pikëve dhe siguroi biletën e kualifikimit.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Angli siguroi një tjetër fitore të lehtë ndaj Uellsit, me rezultatin 3-0. Rashford (’50 dhe ‘68) dhe Foden (‘52) realizuan tre golat e fitores.

Pas ndeshjeve të Grupit A dhe B janë përcaktuar edhe dy çiftet e para për një vend në çerekfinale. Holandë-SHBA dhe Angli-Senegal.

Më herët në Grupin A, Holanda fitoi 2-o me Katarin dhe siguroi vendin e parë, ndërsa Senegali mundi 2-1 Ekuadorin, duke zënë vendin e dytë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH