Ndërsa hyjmë në ditët e fundit të majit, yjet duket se kanë vendosur të përziejnë pak kartat për shumë prej nesh. Lëvizjet e fundit planetare po sjellin ndryshime të mëdha në jetën personale dhe atë profesionale, veçanërisht për disa shenja që do ndihen sikur fati më në fund po u buzëqesh.
Luani, Demi dhe Peshorja janë në qendër të vëmendjes këtë fundmuaji! Luanët mund të përballen me një rikthim nga e kaluara, Demat do ndiejnë një shtysë për të marrë kontrollin mbi financat, ndërsa Peshoret do marrin një propozim që nuk duhet ta refuzojnë.
Por nuk përjashtohen as surprizat emocionale për Ujorin dhe Gaforren, të cilët mund të përjetojnë një takim që do ndryshojë mënyrën si shohin dashurinë.
Astrologët paralajmërojnë: kjo është periudha ideale për të lënë pas marrëdhëniet e lodhura dhe për të ndjekur intuitën – ajo nuk do t’ju zhgënjejë!