Aktualitet

Serbët dalin sërish në protestë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave

Shkruar nga Liberale
Serbët dalin sërish në protestë kundër kryetarëve

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë mbërritur në Zveçan, ku janë mbledhur dhjetëra protestues serbë. Aty rendin po e ruajnë trupat e KFOR-it, ndërsa ende s’është raportuar ndonjë incident.

Një nga protestuesit ka thënë para gazetarëve se ka pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe se kanë marrë zotim për tërheqjen e njësive speciale e lirim të të arrestuarve.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se ai sot s’ka dalë në zyrën qendrore të kësaj komune. Peci tha se punën sot bashkë me kabinetin e tij i ka nisur në zyrën e komuniteteve.

“Kemi dalë në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë në komunën e Zveçanit. Nuk kemi dalë në zyrën qendrore për shkak të situatës”, tha ai për Klankosova.

Sipas tij, deri tek ky vendim kanë ardhur pas bisedimeve që kanë pasur me KFOR-in e Policinë e Kosovës.

“Në bisedime me KFOR-in e policinë kemi ardhur në përfundim që për shkak të situatës të vijmë këtu. Besoj që do të kthehemi në zyrën qendrore”, tha ai

Kujtojmë se dje situata më e tensionuar në veri të vendit ishte pikërisht në Zveçan, ku pati përleshje të mëdha në mes protestuesve serbë e forcave të KFOR-it.

Gjatë përleshjes, protestuesit hodhën shok-bomba, gurë, e koktej molotovi. Ndërsa, përveç KFOR-it sulme pati edhe ndaj mediave.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH