Aktualitet

Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro, kujt i përkiste

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohet apartamenti me vlerë 270 mijë euro, kujt i përkiste

Policia e Lushnjës ka sekuestruar një apartament me vlerë 270 000 euro, i cili është në pronësi të një shtetasi 32-vjeçar të identifikuar si Marsel Korreshit, të dënuar nga gjykata për trafik droge.

Sipas veprimeve hetimore rezulton se prona është vendosur në bazë të pasurisë së ardhur nga aktiviteti kriminal i 32-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, i datës 03.10.2022, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurisë së shtetasit M. K., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet hetimore rezulton se pasuria e 32-vjeçarit ka si burim veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të lidhur me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH