Aktualitet

Sekreti i errët i Cooma, burgu i vetëm në botë për homoseksualët

Shkruar nga Liberale
Sekreti i errët i Cooma, burgu i vetëm në botë për

I vendosur në një nga qytetet e vogla më të ftohta në Australi, burgu Cooma mban një sekret të errët.

Jo vetëm që u rihap në vitin 1957 me qëllimin specifik të burgosjes së burrave për  “krime që lidheshin me homoseksualitetin", por gjithashtu u tha se do të përdorej si një terren testimi njerëzor, me qëllimin përfundimtar për të çrrënjosur homoseksualitetin nga shoqëria.

Burgu i Cooma besohet të ketë qenë i vetmi burg për homoseksualët, i njohur në botë, sipas një podcast të ri, shkruan BBC.

Deri më tani, disa punonjës të burgjeve thonë që nuk e dinin arsyen e vërtetë se, pse të burgosurit homoseksualë ishin ndarë dhe ishin vendosur në Cooma.

Les Strzelecki filloi të punonte si oficer i shërbimeve të kujdestarisë në burgun Cooma, në vitin 1979.  Ai besonte se të burgosurit dërgoheshin atje për sigurinë e tyre.

"Cooma ishte një institucion mbrojtës. Ata ishin në rrezik të dhunës në burgjet më të mëdha si “Long Bay” në Sydney”, ka thënë ai.

Por një tjetër ish-punonjës, Cliff New, pretendon se nuk ishte kjo arsyeja e vërtetë.

Ai tha në podcast-in të Audible i cili quhej “The Greatest Menace”, se shumë psikologë dhe psikiatër po punësoheshin, pasi burgu u rihap në vitin 1957.

"Ata po përpiqeshin t'i çonin në rrugën e 'drejtë' dhe mendonin se mund t'i kuronin. Kjo është dhe arsyeja pse të burgosurit ishin në qeli të veçuara”, tha 94 vjeçari.

Në dokumentet historike shkruhet se, ministri i Drejtësisë i Uellsit të Ri Jugor (NSW) Reg Downing mori meritën për krijimin e burgut.

Ai u shpreh për "Sydney Morning Herald" në vitin 1957 se, “askund në Evropë apo Amerikë nuk kam gjetur ndonjë burg ku homoseksualët ndaheshin nga të burgosurit e tjerë".

Një deklaratë për shtyp e vitit 1958, Downing e quajti burgun Cooma si "institucionin e vetëm penal në botë  kushtuar paraburgimit të shkelësve homoseksualë të ligjit".

"Të burgosurit në Cooma u burgosën për faktin se ishin homoseksualë, ose për krime që lidhen me të qenit homoseksual; homoseksualiteti nuk u dekriminalizua në NSW deri në vitin 1984", shkruan BBC. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH