Aktualitet

“Rrëmbimi ishte lojë”, 13-vjeçarja tregon pse gënjeu prindërit

Shkruar nga Liberale
“Rrëmbimi ishte lojë”, 13-vjeçarja tregon pse

Për rreth 4 orë familja e një 13-vjeçareje nga Tirana ka qenë në panik pasi vajza e saj u dyshua se ishte rrëmbyer sapo kishte dale nga furgoni i shkollës.

Në fillim vajza u raportua se ishte future me force në një makinë tip FIAT Punto. Ajo që e bëri edhe më alarmante situatën ishte fakti se vajza vuan nga diabeti dhe kërkonte mjekim.

Por fatmirësisht lajmi për rrëmbimin ishte i pavërtetë, pasi 13-vjeçarja ishte larguar thjesht për të kaluar një pasdite me miqtë e saj në një qendër tregtare pranë Zogut të Zi.

Ajo nuk i kishte lajmëruar familjarët pasi kishte frikë se nuk do ti jepnin leje.

“Jam larguar nga banesa për të kaluar një pasdite me shoqet. Por ngaqë prindërit nuk më jepnin leje sajova rrëmbimin”, ka rrëfyer vajza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH