Aktualitet

Riatdhesohen nga Siria 4 gra dhe 9 fëmijë

Shkruar nga Liberale
Riatdhesohen nga Siria 4 gra dhe 9 fëmijë

Një operacion nga Antiterrori ka bërë të mundur nxjerrjen nga Siria të 14 personave dhe rikthimin e tyre në Shqipëri. Mes të riatdhesuarve janë 4 gra dhe 9 fëmijë.

Lajmin e ka bërë me dije në Twitter, një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.

“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Në vitin 2020 u riatdhesuan pesë shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri, mes të cilëve katër fëmijë.

Ndërkohë në nëntor të vitit 2019 u lirua nga kampi Al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha, i cili tashmë i është kthyer jetës në Itali pranë familjes së tij.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH