Aktualitet

"Rezistencë Qytetare për Shqipërinë", Berisha mbledh firmat për lëvizjen e re

Shkruar nga Liberale
"Rezistencë Qytetare për Shqipërinë", Berisha

Gjatë takimit me Shoqërinë Civile, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur firmat për një lëvizje të re.

Lëvizja ‘Rezistencë Qytetare për Shqipërinë’ ka si synim të punojë për lirit dhe të drejta e kombit si dhe sundimin e ligjit, deri më tani janë mbledhur 56 firma.

Shkresa:

Rezistencë Qytetare për Shqipërinë

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH