Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në Facebook në lidhje me përmbytjet që janë shkaktuar nga shiu gjatë natës.
Sipas ARRSH gjatë natës ka pasur rreshje në gjithë vendin, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet.
Po ashtu ARRSH shprehet se përdoruesit e rrugës rekomandohen të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.
"?Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ? por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet ?
?Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës ? përgjatë gjithë natës ? për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore ??.
Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende ? në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme ? qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
?Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren??
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë", shkruan ARRSH në Facebook. /Gazeta Liberale