Globi

Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27 të tjerë

Shkruar nga Liberale
Reshje dhe stuhi të forta, humbin jetën 9 persona dhe plagosen 27

Ndërkohë që Europën dhe Ballkanin po e përvëlon  i nxehti në Rusi stuhitë dhe reshjet e dendura  të shiut kanë rrëzuar pemë dhe ndërprerë energjinë elektrike në qindra vendbanime. Mediat e huaja raportojnë se 9 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq.

Trupat e tyre u gjetën në një vend kampingu pranë liqenit Yalchik në rajonin Mari-El. Fotot e postuara nga ministria në aplikacionin Telegram tregonin disa makina dhe tenda të dëmtuara e të shtypura nga pemët e rrëzuara.

Stuhitë ndërprenë furnizimin me energji elektrike në 520 vendbanime, dëmtuan çatitë e 41 ndërtesave të banimit dhe shtatë ndërtesave që ofrojnë shërbime sociale në 8 rajone të ndryshme ruse.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH