Aktualitet

Rama: Në 24 orët e fundit, asnjë pacient i paraqitur në Infektiv

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një lajm të mirë për sa i përket luftës kundër pandemisë në vendin tonë, që javët e fundit po njeh një ulje të statistikave.

Sipas postimit të kryeministrit, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient i infektuar është paraqitur në spitalin Infektiv të kryeqytetit.

“Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan kryeministri në Facebook.

Ditën e djeshme vendi regjistroi 2 viktima dhe 67 të infektuar, ndërkohë që në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH