Aktualitet

Rama merr rolin e kapitenit: Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman

Shkruar nga Liberale
Rama merr rolin e kapitenit: Një ditë mbresëlënëse

Nuk e kishim parë asnjëherë në rolin e kapitenit të një anije.

Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, i cili ka qenë sot në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman, që po bën stërvitje në ujërat tona territoriale, bashkë me forcat e marinës shqiptare.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.”, shkruan Rama, ndërsa ka ndarë pamjet e veçanta nga ky operacion.

Mes këtyre fotove dhe videove, Rama shfaqet i ulur në vendin e kapitenit të anijes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH