Aktualitet

Rama e riktheu në qeveri, Kumbaro: Kjo sfidë është e imja!

Shkruar nga Liberale
Rama e riktheu në qeveri, Kumbaro: Kjo sfidë është e imja!

Mirela Kumbaro, e cila mori edhe postin e ministres së Turizmit në qeverinë “Rama 3” dhe atë të drejtueses politikë në qarkun e Gjirokastrës ka reaguar për herë të parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro shkruan se detyrat që i janë besuar, janë pjesë e jetës aktive dhe besimit për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga sa është sot.

“Kjo javë që po mbyllet shënoi një fillim të ri për përgjegjësi të reja. Është koha të them se detyrat në qeverisje, angazhimi si deputete në Qarkun e Gjirokastrës, janë tashmë pjesë e jetës time aktive. Janë pjesë e jetës time sepse janë pjesë e besimit tim për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga ç’është sot.

Këtë besim ma edukuan gratë dhe burrat e Qarkut të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar çdo javë, çdo muaj e çdo vit nga 2017 e deri sot, me vështirësitë dhe gëzimet e njerëzve të tokës, të punës, të dijes, të sofrës dhe të bujarisë në Gjirokastër e Libohovë, në Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, nga Dropulli në Memaliaj.

Andaj detyrën që Partia Socialiste, më caktoi si drejtuese politike e këtij Qarku e marr si më të madhin nderim, por edhe si një përgjegjësi serioze, sepse u detyrohem shumë banorëve të të 7 bashkive të Qarkut.

Por e marr edhe si sfidë e mbarësi. Pasi Bledi Çuçi e kreu këtë detyrë aq bukur politikisht dhe aq njerëzisht të ndërtuar mirë, duke vendosur një standard qytetarie të frymës së ekipit, të punës në grup me njerëzit dhe me strukturat, kujtdo pas tij i mbetet një sfidë e madhe për ta arritur. Kjo sfidë sot është e imja”, shkruan Kumbaro.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH