Aktualitet

Rama e kritikoi për mos pastrimin e Vlorës, Dritan Leli thirret në SPAK

Shkruar nga Liberale
Rama e kritikoi për mos pastrimin e Vlorës, Dritan Leli thirret

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është thirrur në SPAK, pas një kallëzim nga ana e KLSH-së.

Leli është sulmuar shpesh nga kryeministri Rama, madje edhe sot në ai u bë objekt bisede në mbledhjen me kryebashkiakët në Pogradec.

Rama e sulmoi hapur kryebashkiakun për mbarëvajtjen e punës dhe çështjes së pastrimit në Vlorë, duke thënë se ai fle gjumë.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama gjatë një takimi me kryebashkiakë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH