Aktualitet

Rama akuzon gjyqtarin në Gjirokastër: Kriminel që i jep urdhër...

Shkruar nga Liberale
Rama akuzon gjyqtarin në Gjirokastër: Kriminel që i jep

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se edhe në Gjirokastër është një gjyqtar kriminel, që i jep urdhër mbrojtjeje burrit, që dhunon gruan.

“Është koha të marrim një masë ekstreme sa ç’është ekstreme veprimtaria e këtyre kriminelëve në prokurori, bashki dhe rrugë. Çfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në Apel vë në mbrojtje burrin, ai është kriminel. Është një kokërr krimineli. Ne nuk mund ta lejojmë më këtë, që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këto palaço në Prokurori, Gjykatë dhe në rrugë.

Duhet ta bëjmë ne tani dhe të jeni të sigurt që edhe mbështetjen do ta marrin, nga populli nuk diskutohet, por edhe nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pres më unë, që ai krimineli i jep mbrojtje burrit, që e ka bërë gruan gjysmënjeriu”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH