Sport

Rrahën gjyqtarët, e pësojnë keq pukjanët nga Disiplina  

Shkruar nga Liberale
Rrahën gjyqtarët, e pësojnë keq pukjanët nga Disiplina

Tërbuni i Pukës është përjashtuar nga kampionati i Kategorisë së Parë dhe do të luajë një ligë më poshtë sezonin e ardhshëm.

Vendimi është dhënë të mërkurën nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së.

Kjo masë është marrë për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes.

Ndeshja e javës së fundit mes Tërbunit dhe Turbinës së Cërrikut u ndërpre në kohë shtesë, pasi gjyqtarët e ndeshjes u dhunuan, për shkak të një goli të anuluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH