Është arrestuar mbrëmjen e sotme Van Rica, i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizanteve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, u bë shkak i konfliktit mes nënkryetarit Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica.
Konflikti u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nga 53-vjeçari.