Aktualitet

Putin mesazh urim për Bajram Begajn, “shëndet dhe suksese në detyrën e tij”

Shkruar nga Liberale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si president i Shqipërisë.

Ambasada e Rusisë në Tiranë bëri publik urimin e Putin për presidentin e sapo-zgjedhur shqiptar.

Edhe pse vendi i tij ndodhet në luftë, sipas ambasadës ruse, Putin i ka uruar Begajt shëndet dhe suksese në detyrën e tij.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, ka qenë mesazhi i Putin, publikuar nga Ambasada ruse në Tiranë.

Bajram Begaj u zgjodh si President i Shqipërisë më 4 Qershor. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH