Katër personat e arrestuar për skandalin e publikimit të pagave, janë liruar nga qelia me vendim gjykate.
Masat e sigurisë:
Eni Qirjako- “detyrim për paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”
Andi Agaraj- “arrest në shtëpie”
Klodian Sota- “arrest në shtëpi”
Endri Ikonomi- “arrest në shtëpi”
Sipas prokurorisë, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj i shitën të dhënat e qytetarëve tek dy personat e tjerë të arrestuar Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Mësohet se Sota është përmbarues privat, ndërsa Ikonomi punon në një institucion financiar.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se fillimisht, specialistja e AKSHI-t, Eni Qirjako, ka pasur qasje në këto të dhëna dhe më pas ia dërgonte mikut të saj, Andi Agaraj, përmes kanalit WeTransfer. Imeraj tha se në hetim është dhe dosja e patronazhistëve.
Qirjako dhe Agaraj akuzohen për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, ndërsa Agaraj në 6 raste ka shitur të dhënat në shuma që varionin nga 20 deri në 30 mijë lekë secila.
E fundit është tabela me listëpagesat e muajit shtator të viti 2021.
- Në datë 21.10.2020 listë pagesat e muajit shtator 2020.
- Në datë 25.11.2020, listë pagesat e muajit tetor 2020.
- Në datë 24.02.2021 listë pagesat e janarit 2021.
- Me datë 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars 2021
- Në datë 22.10.2021 listë pagesat e muajit shtator 2021.