E keni vënë re që shishja e ujit të oksigjenuar (peroksid hidrogjeni) nuk ka ndryshuar asnjëherë? Ndoshta është i vetmi paketim që dallon nga të gjitha shishet e tjera të ilaçeve në një farmaci. Por kjo nuk ka aspak lidhje me traditën.
Formula kimike e një molekule të ujit të oksigjenuar është H2O2: dy atome hidrogjeni dhe dy atome oksigjen. Në dukje nuk është shumë larg nga uji, H2O, dhe në fakt shumica e çdo shishe peroksid hidrogjeni përbëhet edhe nga uji. Nëse lexoni diku te shishja 3 përqind peroksid hidrogjeni, dihet që 97 përqind është ujë. Ndërsa në mjedise laboratorike mund të gjeni ujë të oksigjenuar me 6 ose 35 përqind peroksid hidrogjeni.
Doza e dyfishtë e oksigjenit të peroksidit të hidrogjenit i jep atij fuqinë për të vrarë bakteret dhe për të zbardhur sipërfaqet, gjë që e bën një zgjidhje perfekte për pastrimi dhe heqjen e njollave.
Mjekët ose profesionistët e Shëndetësisë, në përgjithësi nuk e rekomandojnë më për plagët. Ekspozimi ndaj dritës dhe nxehtësisë mund të bëjë që peroksidi i hidrogjenit të humbasë vetitë e tij, prandaj dhe ruajtja në një shishe kafe të errët parandalon rrezet e dritës që të depërtojnë në përmbajtjen e shishes.
Por, nëse e keni transferuar peroksidin e hidrogjenit në një enë të pastër dhe estetikisht më të këndshme, mos u shqetësoni. Dekompozimi i peroksidit të hidrogjenit nuk është i rrezikshëm, pasi mund të shpërbëhet tërësisht.
“Oksigjeni shpërbëhet me kalimin e kohës. Sapo të humbasë flluskat e tij, do të ngelet vetëm ujë. Nëse nuk vini re asnjë shenjë shkume kur aplikoni peroksid hidrogjeni diku, me siguri që i ka humbur vetitë e tij”, thotë mjekja Sarah Pickering Beers për “Health Essentials të Cleveland Clinic”. /Liberale.al