Aktualitet

Pse ikin shqiptarët? Rama: Nuk i them dot rri një të riu nga fshati..

Shkruar nga Liberale
Pse ikin shqiptarët? Rama: Nuk i them dot rri një të riu nga

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij para spocialistëve të mbledhur në sallën e teatrit ArTurbona, ka shpjeguar arsyen pse shqiptarët po largohen nga Shqipëria.

Sipas tij, nuk ka shpopullim dhe kush e thotë këtë, “ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër”.

“Jemi në një botë ku lëvizja ka një tjetër hapësirë dhe tjetër shpejtësi. Jemi në mes të një kontinenti ku shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës. Patjetër që një të riu që ndodhet në një fshat kudoqoftë në Shqipëri, i cili me një klikim ka pranë Kim Kardashianin dhe Cristiano Ronaldon, nuk është e lehtë t’i thuash “rri këtu se do të bëjmë bashkë Shqipërinë”. Patjetër që ikja e njerëzve ka brenda edhe problemet e veta, por kush thotë se ikja e njerëzve lidhet me qeverisjen, ose nuk kupton asgjë, ose është i poshtër”, tha Rama.

Kryeministri tha më tej se, bazuar në shifrat e INSTAT, në Shqipëri janë kthyer 155 000 shqiptarë nga vendet e BE.

Periudha 2007-2012 ka pasur 49% më shumë emigrim sesa në 2013-2019. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do të ikin; kanë ardhur, vijnë dhe do të vijnë. Shyqyr që është kështu, nuk e duam më bunkerin e Enver Hoxhës”, tha Rama./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH