Bashkimi Evropian pas samitit të djeshëm i ka dërguar një propozim të ri qeverive të Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, me një “retush” krahasuar me tekstin që ishte në tryezë para krizës së targave. Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë i BE-së në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ku “priten reagimet e para” nga Beogradi dhe Prishtina, siç sqaron i njëjti burim, për RAI. Risia e propozimit "është një afat kohor i qartë se si duhet të shkojnë gjërat përpara", por nuk shtohen detaje të tjera përveç konsideratës se procesi tani duhet të zgjasë "shumë më pak se një vit".
Po ashtu, Ballkani Perëndimor duhet "të vendosë në cilën anë të jetë: në anën e demokracisë, ky është Bashkimi Evropian, mik dhe partner. Ose nëse duan të marrin një rrugë tjetër". Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me mbërritjen e saj në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, duke ftuar gjashtë vendet e rajonit të mbajnë qëndrim kundër shteteve autoritare si Rusia dhe Kina. “Rusia dhe Kina po përpiqen të ushtrojnë ndikim në rajon, por BE-ja është investitori më i madh dhe partneri më i afërt për Ballkanin Perëndimor”, shpjegoi von der Leyen.
Ursula von der Leyen iu drejtuar Edi Ramës duke i thënë se do të ketë mbështetje e plotë" për vizionin tuaj për të pasur Kolegjin e Evropës në Shqipëri. Kjo do të thotë searsimi i lartë
"Universitetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të anëtarësohen në Rrjetin e Universiteteve Evropiane. Kjo do të thotë t'u mundësohet studentëve të Ballkanit Perëndimor jo vetëm të studiojnë fizikisht në universitete të ndryshme evropiane, por edhe të kenë akses të plotë në universitetet evropiane nga distanca këtu në Tiranë. Dhe këtu është vizioni juaj që një ditë të kemi Kolegjin e Evropës këtu, si në Bruges, si në Poloni”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fund të samitit BE-Ballkan në Tiranë, duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama. "Dhe në të vërtetë, ju keni mbështetjen e plotë edhe nga unë. Kjo është diçka që shpresoj të realizohet në kohën e duhur, në një nga samitet e ardhshme, por mund të themi se e kemi arritur", tha Ursula von der Leyen. /Liberale.al/