Aktualitet

Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua protestës së Berishës

Shkruar nga Liberale
Preç Zogaj: PD-ja zyrtare bëri mirë që nuk iu bashkua

Presidenti i Institutit Liberal  “Pashko”, Preç Zogaj tha sonte se Partia Demokratike zyrtare ka bërë mirë që nuk i është  bashkuar zyrtarisht një proteste të thirrur nga politikani më I izoluar në historinë e demokracisë, zgjedhjen e të cilit nuk e ka uruar  asnjë politikan në SHBA dhe Europë.

I ftuar në emisionin “Publikisht” në RTSH, Zogai sqaroi se nëse  hedhim vështrimin nga viti 2000 e këndej, protestat më të frytshme kanë  qene ato të thirrura dhe të organizuara nga shoqëria civile, duke filluar me ato të grupit “Mjaft” kundër qeverisë se Fatos Nanos për të kulmuar  me prostatat për armët kimike, për tarifat dhe kushtet e studenteve, apo për  çmimet tej kuotave të krizës në Ukrainë kundër qeverisë se Edi Ramës.

“Këto lloj protestash  janë efikase sepse kanë kërkesa konkrete dhe në  përgjithësi  gjithëpërfshirëse.

Kurse protetestat e thirrura  nga partitë kanë qene grumbullime militantësh, kanë prodhuar me shumë tension, zhurme, amulli, destabilizim, deri edhe vrasje, por jo ndonjë  arritje me vlerë për qytetarët  për t’u mbajtur mend.

Pse?

Sepse partitë  luftojnë për pushtetin dhe pushteti merret me vote,  vota  cakton aulene  betejës  që është Kuvendi, përballja në Kuvend, nismat parlamentare të opozitës  kanë resultuar me te efektshme për të rritur mbështetjen e  saj në popull.

Partia Demokratike zyrtare është fokusuar te aksioni opozitar  parlamentar . Ajo  ka bërë mirë që nuk i është përgjigjur  zyrtarisht  thirrjes së Berishës për protestën e ashtuquajtur 7- 7- 7 .Partia Demokratike euroatlantike dhe Lëvizja e Rithemelimit të Berishës nuk janë e njëjta gjë. Në të kundërtën  janë dy grupime që i ndan raporti qe kanë me SHBA dhe Perëndimin. Berisha është sot politikani me i izoluar ne historinë  e  demokracisë  sonë Askush në Perëndim nuk e ka uruar zgjedhjen e tij. Kush të dojë le ti bashkohet  për të shtuar një numër  në fotografinë e tij e cila i duhet  për ti bërë presion gjykatës dhe për të sfiduar SHBA. SHBA, siç deklarojnë shpesh përfaqësuesit e saj,  i kanë  në kohë reale numrat  që tregojnë preferencat politike te shqiptarëve. Ata e dinë se shumica dërmuese e tyre   janë me Perëndimin, me SHBA, me Evropën, me demokracinë, me shtetin ligjor,  me  antikorrupsionin e qeverisë sot dhe ish qeverisë dje., me ndëshkuëshmerinë e zyrtarëve dhe ish zyrtareve të sferave të larta. Por edhe po të mos ishte kështu,  në vendimmarrjen e tyre SHBA udhëhiqen nga  principet,” deklaroi Preç Zogaj.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH