Aktualitet

Pranga dy turqve në Rinas, tentuan të kalonin kufirin me dokumente false

Shkruar nga Liberale
Pranga dy turqve në Rinas, tentuan të kalonin kufirin me dokumente

Policia kufitare, ka arrestuar dy të rinj nga Turqia të cilët tentuan të kalonin kufirin më dokumente false.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara

Njoftim

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

K. K., 21 vjeç dhe S. C., 25 vjeç, të dy banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve K. K. dhe S. C., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH