Në Tiranë është mbajtur sot “Parada e Shqiptarëve”, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoninë e paradës kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe diaspora, të cilët marshuan në bulevard, të veshur me veshje kombëtare e duke valëvitur flamujt kuq e zi.
Por ajo që tërhoqi vëmendje gjatë paradës, ishte i riu, i quajtur Shkëlzen Brahaj i cili ishte veshur si "Skënderbeu" dhe udhëhoqi paradën e shqiptarëve. Event ky që zhvillohet për herë të parë në festën e Pavarësisë.
"Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut i cili ishte ndër të parë që ngriti flamurin,. Në ja kemi borxh jo vetëm kaq por shumë më shumë se sa kaq. Ndihem i lumtur dhe krenar. Ne jemi ftuar nga bashkia po si ide ka çdo vit që në një mënyrë apo në një tjetër organizoj gjëra të tilla.
Dua që njerëzit ta kujtojnë gjithmonë këtyre figurë. Heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu duhet ta kujtojmë jo vetëm ditën e festave por çdo ditë të vitit. Është gjëja që na lidh me kalin por edhe me historinë. Është një eveniment që ndër vite kemi dashur ta kemi. Veshja është një përshtatje e imja.'- u shpreh Brahaj./ A.M Liberale.al