Aktualitet

Policia: I sekuestrohen mbi 40 mijë euro një gruaje në Kakavijë

Shkruar nga Liberale
Policia: I sekuestrohen mbi 40 mijë euro një gruaje në

Një 46 vjeçare është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës dhe iu sekuesturan 41 200 Euro të padeklarauara.

"Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, evidentojnë dhe godasin një rast të tentativës për të transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit vlera monetare.

Procedohet penalisht një 46-vjeçare nga Fieri për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 41 200 Euro të cilat kjo shtetase nuk i deklaroi në Kakavije gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, efektivat e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasen M. Sh., 46 vjeçe, banuese ne Fier.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë kësaj shtetase nga ana e shërbimeve të policisë kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, iu gjetën të fshehura në çantë dhe në trup një sasi prej 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i të afërmëve të kësaj shtetase.

Në vendngjarje kanë mbritur Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH