Globi

Polici në Egjipt vret me armë dy turistë izraelitë

Shkruar nga Liberale
Polici në Egjipt vret me armë dy turistë izraelitë

Një polic në Egjiptit hapi zjarr ndaj turistëve izraelitë në qytetin Aleksandria në Mesdhe, duke vrarë dy shtetas të Izraelit dhe një të Egjiptit. Kështu bënë të ditur autoritetet e të dyja shteteve.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se në sulm është plagosur edhe një person, duke mos dhënë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Izraelit tha se personi i plagosur është izraelit, i cili ka lëndime ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas tyre autoritetet izraelite po punojnë me Qeverinë e Egjiptit që izraelitët të kthehen në shtëpi, ndërsa u raportua se i dyshuari është arrestuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH