Mjegulla e dendur ka mbuluar pasditen e kësaj të mërkure rrugën nacionale Qafë Plloçë -Qafë Thanë. Policia ju ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi shikimi në rrugë për shkak të mjegullës është tejet i kufizuar.
Për të kontrolluar këtë aks rrugor me lëvizje të shumta, janë shtuar patrullat e policisë.
Forca të shtuara policie janë parë edhe brenda qytetit të Pogradecit sepse edhe atje mjegulla ka kufizuar jo pak shikimin për drejtuesit e mjeteve.