Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit.
Ai dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka plagosur me thikë shtetasin Hamdi Saja, 65 vjeç, banues në Kurbin.
Sipas njoftimit të policisë, Mark Prenga, 37 vjeç, banues po në Kurbin pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin Hamdi Saja.
Ky i fundit ndodhet në spital dhe pas ndihmës mjekësore e ka kaluar rrezikun për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor